Xhenoa ndodhet në një situatë shumë të vështirë këtë edicion në Serie A, teksa renditet në vend të tretë nga fundi dhe do të luftojë fort për të siguruar qëndrimin në elitë. Skuadra ka nevojë për përforcime dhe presidenti Preziosi po tenton një rikthim të bujshëm.
“PrimoCanale.it” raporton se klubi më i vjetër italian po punon për rikthimin e ish futbollistit, Kryshtof Piatek.
25-vjeçari polak shpërtheu me Xhenoan dy sezone më parë, duke shënuar 13 gola realizoi në 19 takime, shifra që ndikuan të transferohej te Milani janarin e vitit të kaluar.
Tani është pjesë e skuadrës gjermane Herta Berlin dhe Preziosi ka arritur një akord në parim me klubin gjerman. Akordi i rikthimit të Piatek pritet të mbyllet për një shumë prej 25 milion eurosh në total.
Herta do të përfitojë 4 milion euro për huazimin deri në fund të sezonit. Nëse Xhenoa bën mirë dhe ia del të qëndrojnë në Serie A, atëherë do të jetë e detyruar të blejë kartonin e Piatek duke shtuar edhe 21 milion euro të tjera.