E bujshme, Shkëndija gati të transferojë ish talentin e Barcelonës!

Edhe pse disa prej skuadrave nga elita e futbollit vendor veçmë kanë bërë përforcimet e para, një gjë e tillë nuk po ndodh edhe me Shkëndijën. Edhe pse bëhet fjalë për skuadrën me buxhetin më të madh në futbollin vendor, “kuqezinjtë” si zakonisht janë shumë të qetë në këtë periudhë, edhe pse zërat që vijnë nga Tetova, thonë se kampionët e vjeshtës në janar mund të transferojnë njërin nga vëllezërit Babunski, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për David Babunskin, i cili hapat e parë me futbollin i kishte bërë te gjigandët e Barcelonës. Bëhet fjalë për një mesfushor ofenziv, i cili pjesë e “katalunasve” ishte për plotë 6 vite, mirëpo duke mos arritur të luaj asnjëherë për ekipin e parë. Ai kishte luajtur me Barcelonën B, edhe atë plotë 48 ndeshje, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Crvena Zvezdën, skuadrat japoneze të Jokohama dhe Omiya Ardija, si dhe me skuadrën rumune të FC Botoshani.

David Babunski shihet si një zëvendësues i Valon Ahmedit, ndërsa te Shkëndija pritet të vijë si një agjent i lirë.

 

Leave a Reply