Dy skuadrat gjigande nga Spanja, Barcelona dhe Reali i Madridit në merkaton e janarit pritettë futen në garë për një talent të Amerikës Jugore.
Dy klubet spanjolle në kohën e fundit kanë transferuar talentë brazilianë dhe argjentinas, derisa shumica prej tyre kanë dal transferime të duhura.
Sipas “Don Balon”, Reali dhe Barcelona janë në garë për Pepen nga Gremio, ndryshe i njohur si ‘Nejmari i ri’.
Kartoni i lojtarit vlen 20 milionë euro, ndërsa “katalunasit” duhet që të shesin para se të realizojnë ndonjë transferim në “Kamp Nou”.
Kurse, Reali i ka paratë të gatshme, por prioritet i ka rinovimet e yjeve të skuadrës që iu skadon kontrata në qershor.
Në janar, pritet ‘luftë’ mes dy skuadrave, njësoi si për Nejmarin që para disa viteve kishte zgjedhur “blaugranasit”.