Atletiko Madridi e sheh sulmuesin e Napolit, Arkadiush Milik si zëvendësuesin ideal te Diego Kostas. Kosta ndërpreu kontratën me gjigantin spanjoll në mënyrë që të rikthehet në Amerikën Jugore për arsye personale.
Milik shihet si zgjedhja e parë, ndërsa sipas mediave të njohura spanjolle, si “AS”, “Mundo Deportivo” dhe “Marca”, Atletiko Madridi ka shtuar interesimin për sulmuesin polak.
Milik nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion dhe refuzoi rinovimin, andaj është mbetur jashtë skuadrës dhe i hapur që të largohet në janar.
Kontrata i skadon në qershor, derisa pëlqehet edhe nga Roma dhe Juventusi. Napoli thuhet se kërkon 15 milionë euro për shërbimet e polakut.