Arbëria transferon ish futbollistin e Ballkanit të Suharekës

Skuadra  e  Superligës së Kosovës, Arbëria gjatë së sotme ka zyrtarizuar edhe përforcimin e tretë për afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga Lipjani ka siguruar shërbimet e futbollistit nga Mali i Zi, Aldin Axhoviq.

26-vjeçari luan si mesfushor, derisa te skuadra e Arbërisë vjen nga rradhët e Iskra Danilovgrad. Përveç në vendlindje ai ka luajtur edhe në Serbi te skuadra e Borac Çaçak, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe në kampionatin elitarë të Kosovës, kur mbronte ngjyrat e skuadrës së Ballkanit.

Axhoviq bëhet emri i tretë në rradhët e Arbërisë, pas Elmir Lekaj dhe brazilianit Marclei Cezar – Santos.

 

Leave a Reply