Umit Karan gjen shumë shpejtë skuadrën e tij të re, rikthehet në Turqi

Umit Karan shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re. Siç raportojnë mediat në Turqi, strategu turk, i cili gjatë ditës së sotme u nda me FC Shkupin, prej nesër do të marrë drejtimin e skuadrës se Menemenspor, që garon në Ligën e Parë turke, përcjellë “infOSport.mk”.

Umit Karan në postin e trajnerit te Menemenspor do të zëvendësojë Xhenk Laleci, me të cilin skuadra njoftoi ndarjen gjatë ditës së sotme.

“Kam biseduar me drejtuesit e Menemenspor, një nga ekipet e Ligës së Parë të TFF. Në parim ne jemi dakorduar, ashtu që nesër do të jemi bashkë për të nënshkruar kontratën. I uroj suksese trajnerit të mëparshëm, Xhenk Laleci. Ka bërë mirë punën e tij. Besoj se kam treguar suksesin tim në fushë me FC Shkupin, ashtu që edhe Menemenspor do ta sjell në një pozitë më të mirë, duke dhënë më të mirën për këtë skuadër. Ekipi aktualisht mban pozitën e 11-të, mirëpo unë dua sfida dhe kam pranuar të drejtojë këtë skuadër me qëllim që të marrim rezultate sa më të mira” – është shprehur Umit Karan për mediat në Turqi.

Strategu turk drejtimin e FC Shkupit e morri me 1 tetor, duke udhëhequr skuadrën nga Çairi në 11 ndeshje të stinorit vjeshtorë. Në këtë periudhë, Umit Karan regjistroi 5 fitore, 5 barazime dhe 1 disfatë, edhe atë vetëm xhiron e fundit kundër Struga Trim Lum.

Umit Karan gjatë karrierës së tij përveç FC Shkupit, ka udhëhequr edhe Eskishehirspor, Tepexhik Spor dhe Malatyaspor (SHBA).

Leave a Reply