Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht merkatoja në futbollin vendor, shumica e skuadrave tashmë kanë nisur prezantimin e tyre, shkruan “infOSport.mk”. Kështu përveç skuadrave nga elita, një gjë të tillë po bëjnë edhe skuadrat e Ligës së Dytë, përfshirë këtu edhe Teteksin, që gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy talentë të dalë nga shkolla e Rabotniçkit, Rinor Ajdini dhe Bozhidar Mitrevski.
Ky i fundit te skuadra tetovare vjen nga rradhët e Sileksit, ndërkohë sa i përket Ajdinit, mesfushori 20-vjeçar së fundmi kishte luajtur me Kadinon.
Pikërisht paraqitjet e tij me këtë skuadër, por edhe talenti që posedon ky futbollistë kanë bërë që drejtuesit e Teteksit ti ofrojnë atij kontratë. Siç mëson “infOSport.mk”, Ajdini pjesë e Teteksit do të jetë deri në fund të këtij sezoni, ku së bashku me pjesën tjetër të skuadrës do të tentojnë që të sigurojnë mbijetesën në Ligën e Dytë – Perëndim.
Ndryshe Ajdini gjatë karrierës së tij e kishte provuar veten edhe në futbollin kroat, duke luajtur për gjysëmsezoni me ekipin e Hrvatski Dragovoljac.