Omer Bunjaku flet për trajnerin e ri te FC Shkupi

Pas shkarkimit të trajnerit Umit Karan, drejtuesit e FC Shkupit menjëherë janë vënë në kërkim të një emri të ri, që do të zëvendësonte strategun turk, por edhe do përputhej me ambiciet e klubit nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.

Karan është trajneri i dytë që udhëhoqi FC Shkupin gjatë sezonit aktual, ndërsa tashmë nga tabori “bardhekaltër” shpresojnë të gjejnë të tretin dhe të vërtetin që do të dërgonte skuadrën nga Çairi në majat e futbollit vendor.

Lidhur me emrin e trajnerit të ri dhe periudhën kur ai mund të caktohet në krye të FC Shkupit, për “infOSport.mk” foli ekskluzivisht Drejtori Sportiv, Omer Bunjaku.

“Jemi në bisedime e sipër me një trajner nga Maqedonia, por në lojë janë edhe disa trajner të huaj nga rajoni por edhe më gjërë” – tha fillimisht Bunjaku, i cili foli edhe për periudhën kur parashikojnë të emërojnë trajnerin e ri.

“Një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejtë, gjithsesi para se të fillojmë me përgatitjet për stinorin pranveror” – deklaroi Bunjaku, i cili na konfirmoi edhe largimet e deritanishme, Umit Karan, Darko Glishiq dhe Kristijan Naumovski.

Ndërkohë kujtojmë se emër i ri i vetëm zyrtarisht deri në këto momente në rradhët e FC Shkupit, është Kristijan Trapanosvki, i ardhur nga Akademia Pandev, ndërsa gjithashtu flitet edhe për Lavdrim Fazliun e Pelisterit dhe reprezentuesin e Ruandës, Abdul Ruatubjaje.

Leave a Reply