Një situatë e paprecedentë është regjistruar në kampionatit turk mes Beshiktashit dhe Sivasporit. Kapiteni i Sivasportit, Hakan Arslan, u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, teksa bëri një veprim të rrallë.
Fillimisht, Arslan u ndëshkua me karton të verdhë për një protestë ndaj një vendimi të arbitrit në fillim të takimit, teksa pretendoi se goli i parë i vendasve duhej anuluar, pasi topi e kishte kaluar vijën anësore.
Më pas, kapiteni i Sivasporit shkoi e mori telefonin e tij, për t’i treguar arbitrit se kishte gabuar në atë vendim.
Arbitri nuk e toleroi këtë veprim të futbollistit dhe e ndëshkoi menjëherë me kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga takimi. Në fund skuadra e tij u mposht me rezultatin 3:0 nga Beshiktashi.
Devre arasında taç pozisyonunu telefondan hakeme gösteren Hakan Arslan, ikinci sarıdan kırmızı kart gördü.
Tüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/PgUwVDHAPK
— @goalforza 'yı takip ediniz. (@canligoltv6) December 28, 2020