Khabib Nurmagomedov i mundi të gjithë dhe në fund vendosi të tërhiqet nga MMA. Mes “viktimave” të luftëtarit nga Dagestani ishte edhe Konor McGregor, teksa Khabib i është rikthyer edhe njëherë duelit me irlandezin.
Ai kujton bisedën mes tyre brenda oktagonit dhe e krahason Konorin me një fëmijë, që justifikohet te babi për të mos u rrahur nga ai.
“Ofendimet e McGregor? Po, ai po fliste gjatë gjithë ndeshjes, por kur unë fillova ta vija nën presion, ai menjëherë kaloi në modesti dhe tha: Ky është thjesht biznes. Madje u zhgënjeva paksa. Prisja që ai të ishte më i fortë mendërisht. Kur unë po e godisja po flisja me të dhe ai u përgjigj se ishte thjesht biznes, dukej sikur po përpiqej të më qetësonte për të shmangur një rrahje të mirë. Ishte si një djalë, që përpiqet të justifikohet para babait të tij të nxehur. Psikologjia është mjet i rëndësishëm në ndeshje”, – u shpreh Khabib. (abcnews.al)
View this post on Instagram