Braziliani Fernando Silva pritet të largohet nga Boreci, te e cila skuadër erdhi janarin e këtij viti. Mesfushori 29-vjeçar aktualisht ndodhet në vendlindje për pushime, ndërsa është një pikëpyetje e madhe nëse i njëjti do të rikthehet në futbollin tonë vendor, aty ku ka luajtur edhe më parë me skuadrat si Pelisteri dhe Renova.
Fernando Silva në LPFMV numëron 65 ndeshje, 6 gola dhe 6 asistime, teksa në stinorin vjeshtorë me fanellën e Borecit zhvilloi 16 ndeshje, duke regjistruar 1 gol dhe 3 asistime.
Gjatë karrierës së tij Fernando Silva përveç në vendlindje ka luajtur edhe në Bullgari dhe Turqi.