Aq ishte nga Umit Karan! Strategu turk dhe FC Shkupi ndajnë rrugët

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me strategun turk, Umit Karan, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e skuadrës nga Çairi përmes faqes së tyre zyrtare, ku si arsye potencojnë vendin e dytë të arritur në fund të stinorit vjeshtorë.

E gjithë kjo nuk është përputhur me ambiciet e klubit, që kanë qenë më të larta, ndërsa drejtuesit e klubit kanë qenë të zhgënjyer nga rezultatet e fundit.

Kryesia e klubit nga Çairi tani më është në kërkim të një trajneri të ri, i cili pritet të emërohet së shpejti, ende pa filluar përgatitjet për stinorin pranveror.

Leave a Reply