Akademia Pandev gjatë ditës së sotme ka prezantuar 3 transferimet e para, emra këto të njohur për futbollin tonë vendor, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për portierin Marko Jovanovski, i cili një periudhë bukur të mirë mbronte ngjyrat e Shkëndijës së Tetovës, pastaj për ish mbrojtësin e Vardarit, Kosta Manev, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës boshnjake të Velezh Mostar, si dhe për mesfushorin Nikolla Sharkoski, i cili vjen nga rradhët e Rabotniçkit.
Nga ajo që paralajmëruan nga klubi i Akademia Pandev, ditëve në vijim priten edhe emra të rinj, që te kjo skuadër vijnë me kërkesë të trajnerit Aleksandar Vasoski, që ditë më parë u zyrtarizua nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Strumica.
Ndërkohë përveç prurujeve të reja, nga Akademia Pandev, njoftuan edhe largimin e 3 futbollistëve, si Mario Maslaq, Milan Tomiq dhe Kristijan Trapanovski, i cili i është bashkuar FC Shkupit.