Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modriç raportohet se ka pranuar kushtet e reja të “mbretërve” për zgjatjen e kontratës.
Në bazë të asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, thuhet se kroati do të nënshkruajë një rinovim që do ta mban atë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2022.
Modriç është paraqitur 14 ndeshje në La Liga për “mbretërit” këtë sezon, duke shënuar dy gola. Ndryshe shtatëshkurti kroat pjesë e “madrilenëve” është që nga vera e vitit 2012, ndërsa i njëjti në vitin 2018-të arriti që të fitojë “Topin e Artë”. Me fanellën e Realit të Madridit, Modriç numëron gjithsej 363 ndeshje, 25 gola dhe 56 asistime.