Pas largimit të mbrojtësit Janik Dao, nga rradhët e Rabotniçkit është larguar edhe një tjetër futbollistë, njofton “infOSport.mk”.
Pjesë e skuadrës shkupjane në stinorin pranveror përveç futbollistit nga Burkina Faso, Dao, nuk do të jetë edhe mesfushori Nikolla Sharkoski, i cili me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Akademia Pandev.
Kujtojmë Rabotniçki aktualisht është edhe pa trajner pas largimit të Ratko Dostaniq dhe dy ndihmësve të tij, ashtu që drejtuesit e “romantikëve”, fillimisht dëshirojnë të zgjedhin trajnerin e ri, që më pas në bazë të kërkesave të tij të bëjnë edhe disa transferime të reja që do e ndihmonin skuadrën në pjesën pranverore. Kujtojmë Rabotniçki stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 7-të me 24 pikë.