Boreci gjatë ditës së sotme ka konfirmuar dyshen Aleksander Borha dhe Luka Trajkovski, njofton “infOSport.mk”. Që të dy sot vunë të zezën mbi të bardhë, ndërsa drejtuesit e klubit nga Velesi besojnë fuqishëm në kualitetet e kësaj dyshe, që pritet të ndihmojnë skuadrën drejt realizimit të objektivave gjatë stinorit pranveror.
Kolumbiani Borha, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, te Boreci erdhi nga rradhët e Pelisterit, ndërkohë mbrojtësi Luka Trajkovski nga rradhët e Makedonija GJ.P.
Mirëpo kjo nuk është e tëra kur janë në pyetje emrat e rinj në skuadër, pasi drejtuesit e Borecit kanë paralajmëruar edhe disa përforcime, që do rrisnin kualitetin e skuadrës.
Kujtojmë Boreci stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 6-të me 25 pikë, po aq sa ka edhe Vardari i vendit të 5-të.