Ballkani ka gjetur zëvendësuesin e Ismet Munishit, teksa gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar Blendi Shkëmbin, raporton “infOSport.mk”.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Suharekës përmes faqes zyrtare në “facebook”, duke treguar se kishte shumë konkurrent, por Shkëmbi ishte ai që bindi më së shumti.
Për Shkëmbin do të jetë kjo aventura e dytë në futbollin kosovar, pasi më herët udhëhoqi Lirinë e Prizrenit, ndërkohë në Shqipëri udhëhoqi edhe Teutën e Durrësit.
Kujtojmë Ballkani stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e dytë, me 3 pikë më pak se Drita e Ardian Nuhiut.