Demir Imeri vazhdon me paraqitjet e tij të mira me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës, teksa sot shënoi golin e parë në fitoren e thellë 5:1 të skuadrës së tij përballë ish kampionëve të Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”.
Imeri shënoi golin e tij më të shpejtë në karrierë, kjo pasi tundin rrjetën e korçarëve vetëm pas 37 sekondave lojë.
Për Imerin ishte ky goli i dytë sezonal, pas atij ndaj Kastriotit, teksa i njëjti kishte shënuar edhe 3 gola në dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë kundër Elbasanit dhe Devollit.
Ndryshe përveç Imerit kundër Skënderbeut shou dhuroi edhe Ardit Hoxhaj që shënoi plotë 4 gola, derisa golin e vetëm për skuadrën nga Korça e realizoi Mensah në minutën e 62-të.
Vllaznia vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen tabelare në Superligën e Shqipërisë me 25 pikë, ndërkohë Skënderbeu mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 6 pikë.