Sipas raportimeve të fundit, Milan dhe Atletiko Madridi kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të lojtarëve.
Muajt e fundit është raportuar për largimin e Samu Kastilehos nga San Siro. Spanjolli e ka humbur vendin e titullarit, pas ardhjes së Saelemaekers dhe “Rossonerët; janë të gatshëm ta shesin atë.
Interesim për Kastilehon ka shfaqur Atletiko Madridi, teksa “kuqezinjtë” kanë piketuar dy lojtarë të Atletikos për një shkëmbim të mundshëm.
I pari është Hektor Herrera. Milan ka shfaqur edhe më parë interesim për Herreran para se të transferohej te Atletiko dhe afrimi i tij do të ishte një përforcim i rëndësishëm për vijën e mesfushës.
Saviç gjithashtu do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Milanin, pasiqë e njeh mjaftë mirë kampionatin italian, teksa skuadra e Piolit është në kërkim të një qendërmbrojtësi.