Drejtuesit e FC Shkupit intenzivisht po punojmë në angazhimin e futbollistëve të rinj, ndërsa informacionet e fundit të “infOSport.mk” bëjnë me dije se “bardheblutë” nga Çairi kanë kontaktuar edhe kapitenin e Akademia Pandev, Gjorgji Stoilov.
Bëhet fjalë për një mesfushorë me mjaft eksperiencë në futbollin tonë vendor, i cili me mjaft sukses tashmë 4 vite e gjysmë mbron ngjyrat e Akademia Pandev.
Edhe përkundër dëshirës për të angazhuar në rradhët e tyre, kërkesat e larta të Stoilov kanë bërë që drejtuesit e FC Shkupit të heqin dorë, edhe pse nuk përjashtohet edhe një raund tjetër i bisedimeve mes palëve.
25-vjeçari Stoilov me skuadrën nga Strumica ka kontratë deri verën e vitit 2021.