“Google Maps” stadumin e Kraljevës e quan “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”! Çmendën serbët

“Provokim apo gabim”, ishte titulli i shkrimit të gazetës Blic, një prej mediave serbe qe reagoi ashpër ndaj “Google Maps”, që i vendoste emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu një stadiumi në qytetin e Kraljevës.

Qytetarët e kësaj zone, që vizituan aplikacionin protestuan me zemërim në rrjetet sociale për shkak se rezulton që Stadiumi i Atletikës pranë Ibrit, në qendrën e qytetit, mban aty një emër shqiptar, thuhet në artikull.

Teksa të gjitha ndërtesat rreth e rrotull kanë shkrime në serbisht, Google Maps e shënon stadiumin në shqip, si “Stadiumi Gjergj Kastriot Skënderbeu”, luftëtari që u përball me pushtuesit osmanë dhe që shqiptarët e konsiderojnë hero kombëtar, thotë gazeta.

“Nuk e dimë nëse ky ishte një sulm hakerësh, apo një provokim, por ndërkohë tregoi injorancë shumë të madhe”, vazhdon tutje gazeta.

 

Leave a Reply