Atalanta thuhet se ka arritur marrëveshje me yllin e Shakhtar Donetsk, Viktor Kovalenko.
Ukrainasi ka firmosur para kontratë me skuadrën nga Bergamo, të cilës skuadër do ti bashkohet verën e ardhshme.
24-vjeçari rrjedh nga akademia e Shakhtarit dhe ka fituar katër tituj me gjigantin ukrainas.
Kovalenko do të jetë përforcimi i dytë i Atalantas, pas transferimit të mbrojtësit danez, Jordi Maehle.
Ukrainasi mund të luaj disa pozicione në mesfushë, ndërsa sezonin aktual në 7 ndeshje që ka zhvilluar ka arritur të shënojë 4 gola.
Këto dy përforcime do ta kompenzojnë largimin e Papu Gomez. Argjentinasi do të largohet nga Atalanta në janar, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin, Gasperini.