FC Shkupi mund të mbetet pa një ndër futbollistët e saj më të mirë, teksa informacione jo zyrtare për “infOSport.mk”, bëjnë me dije se skuadra e njohur kosovare e Gjilanit ka shfaqur interesim për shërbimet e mbrojtësit, Besart Krivanjeva.
24-vjeçari bëri një gjysëmsezon shumë të fuqishëm me fanellën “bardhekaltër”, duke zhvilluar të gjitha 18 ndeshje si titullarë dhe duke asistuar në 3 gola.
Krivanjeva pjesë e FC Shkupit është që nga janari i vitit 2017-të, kur erdhi nga rradhët e Metalurgut, ndërsa shumë shpejtë u shndërrua në një futbollistë titullarë, kjo falë performancave që tregonte në çdo ndeshje.
Ai me FC Shkupin numëron 103 ndeshje. Kontrata e tij me ekipin nga Çairi është valide deri në qershor të vitit 2021, ashtu që një ofertë e majme e drejtuesve të Gjilanit, mund të bindte drejtuesit e FC Shkupit për ta shitur atë dhe për të përfituar nga transferimi i tij, duke pasur parasysh se në verë mund ta humbasin me parametra zero, transmeton “infOSport.mk”.
Për më tepër drejtuesit e FC Shkupit thuhet të kenë arritur marrëveshje me mbrojtësin e kombëtares së Ruandës, Abdul Ruatubjaje, gjë kjo që shton edhe më shumë mundësitë e një largimi të Krivanjevas drejt Gjilanit!
Njihuni me “pit bullin” që do komandojë në mbrojtjen e FC Shkupit (VIDEO)