Sulmuesit me origjinë nga Kosova, që mbron ngjyrat e skuadrës kampione të Austrisë, RB Salzburg, Mërgim Berisha i është rritur vlera në 10 milionë euro brenda dy muajve.
Në tetor Berisha kishte vlerë 2.5 milionë, kurse tashmë sipas “transfermarkt” nga 21 dhjetori, vlera e tij është rritur në 10 milionë euro.
Mërgim Berisha është duke shkëlqyer në kampionatin austriak duke qenë titullarë te Salzburgu, me të cilët ka shënuar 7 gola në 10 paraqitje në ligë, derisa ka regjistruar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi i cili vjen nga fshati Sopijë i Suharekës, me paraqitjet e tij ka bërë që shumë skuadra të mëdha europiane t’i kthejnë sytë nga ai.
Sulmuesi është 22 vjeçar dhe po kërkohet nga shumë klube duke parë aftësitë dhe moshën që ka.
Ndryshe ditë më parë është raportuar se Berisha ka vendosur t’i bashkohet Kosovës, pasi deri më tani ai ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë për të rinjtë.
Mirëpo ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse ky yll i ri do t’i bashkohet “Dardanëve”.