Bilali flet për Arbërinë dhe të ardhmen e tij

Lutfi Bilali rezultoi një super përforcim për skuadrën e Arbërisë në Superligën e Kosovës, pasi i njëjti ndikoi shumë pozitivisht në disa nga ndeshjet e kësaj skuadre në sezonin debutues në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Sulmuesi nga Gostivari skuadrës kosovare iu bashkua në fund të shtatorit, nga rradhët e skuadrës së Renovës. Kontrata e tij me drejtuesit e Arbërisë ishte deri në dhjetor, ashtu që tashmë Bilali është një futbollistë i lirë, mirëpo koha e mirë e kaluar te kjo skuadër ka bërë që 28-vjeçari të ju jap sërish përparësi atyre, kuptohet në rast se gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Kontrata ime me Arbërinë përfundon në fund të këtij muaji. Neve dje ju dhamë fund stërvitjeve dhe tash për momentin jam në Gostivar pranë familjes. Me Arbërinë kalova shumë mirë individualisht, po ashtu edhe ekipi, mendoj se kemi ecur bashkë shumë mirë, ashtu që e shoh të rrugës që fillimisht të ulem të bisedojë me drejtuesit e Arbërisë, e më pas të ju jap hapësira ofertave tjera eventuale. Në rast se do gjenim gjuhë të përbashkët atëherë do vazhdoja të jem pjesë e tyre” – tha enkas për “infOSport.mk” Lutfi Bilali.

Sulmuesi nga Gostivari stinorin vjeshtorë në futbollin elitarë të Kosovës zhvilloi 13 ndeshje, duke regjistruar 2 gola dhe 2 asiste, ndërsa një gol tjetër realizoi edhe në ndeshjet e Kupës. Ishte kjo eksperienca e parë për Bilalin në futbollin kosovar, ndërsa gjatë karrierës së tij, përveç me Renovën, ai ka luajtur edhe me Gostivarin, Metalurgun, Sileksin, Vëllazërimin dhe Pelisterin në Maqedoni, NK Celje dhe NK Interblock në Slloveni, te FC Haka në Finlandë dhe Eginiakos në Greqi.

Leave a Reply