Reali i Madridit po has në probleme të mëdha, teksa së fundmi bëhet e ditur se kjo skuadër ka humbur një element shumë të rëndësishëm në skuadër, pikërisht sulmuesin Rodrygo.
Braziliani vuan nga një dëmtim në tendinë dhe ishte vetë klubi “madrilen” që e konfirmoi lajmin, por mesa duket ai do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”, 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zidane për plot 3 muaj.
Sërish jo me fat francezi, i cili ka vuajtur gjatë gjithë këtij sezoni me dëmtimet e shpeshta të futbollistëve.
Rodrygo është aktivizuar në 11 ndeshje këtë sezon në La Liga, ku ka dhuruar dhe katër asiste për shokët e skuadrës.
Tashmë duhet të presim të paktën deri në muajin mars që ta shikojmë përsëri në fushë atë.
Në sulm Zidane ka vuajtur mungesat e Hazard dhe Joviç për shumë kohë, ndërkohë që edhe Benzema e Vinicius kanë munguar në ndeshje të caktuara.