Lajm bombastik na vjen nga Italia, aty ku merkatoja e dimrit fillon me 3 janar, ndërsa klubet kanë disa javë që po punojnë për të siguruar përforcimet e mundshme.
Portali i njohur italian “Calciomercato”, raporton se Xhenoa është duke menduar për rikthimin e Krishtof Pjatek në Serie A, në rast se Skamaça largohet. Për sulmuesin e talentuar të skuadrës nga “Maraci”, interesim ka shfaqur Milani, ndërsa drejtuesit e Xhenoas e shohin Piatekun si zëvendësuesin ideal.
Piatek ishte pjesë e Xhenoas në sezonin 2018 ku pas shkëlqimit të madh u transferua te Milani. Polaku nuk arriti të lërë gjurmë në “San Siro” dhe tani është pjesë e Hertha Berlin.
25-vjeçari nuk po arrin ta gjejë formën e duhur as në Gjermani dhe është i hapur për një rikthim te Xhenoa, aty ku shkëlqeu dy vite më parë.