Sulmuesi i Evertonit, Xhenk Tosun në janar pritet të largohet nga Evertoni, për të vijuar karrierën e tij në një tjetër kampionat europian.
Një ndër skuadrat e tij të rradhës, mund të jetë ajo holandeze e Fejenord, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm për të hyrë në bisedime me skadrën angleze, që si duket me trajnerin Ançeloti në krye, nuk po llogaritë edhe aq shumë në shërbimet e sulmuesit turk.
Tosun këtë sezon nuk ka qenë një pjesë e rëndësishme e klubit pasi ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje në Premierligë. Ai te Evertoni erdhi janarin e vitit 2018-të, ndërsa këtë vit për një periudhë të shkurtër ishte huazuar te Kristal Pallas.
Tosun me skuadrën nga “Gudison Park” ka kontratë deri qershorin e vitit 2022, mirëpo një ofertë e majme nga ana e drejtuesve të skuadrës së njohur holandeze të Fejenord, mund të bëjë që Evertoni të lirohet nga shërbimet e Tosun, që në merkaton e janarit.
Tosun me fanellën e Evertonit numëron 55 ndeshje dhe 10 gola të shënuar.