Gjatë ditës së djeshme drejtuesit e Ballkanit, me në krye presidentin Arsim Kabashi, vendosën të shkarkojnë trajnerin e tyre të deritanishëm, Ismet Munishi.
Palët ishin ndarë me marrëveshje, ku nuk mungoi respekti nga ana e të dyja palëve, mirëpo së fundmi “Indeksonline” bënë me dije se kjo heshtje “është blerë” me një shumë të madhe parash, diku rreth 20 mijë euro.
Duket, se në kontratën e fundit, Ismet Munishi ka ditur shumë mirë të negocioi me përfaqësuesit e Ballkanit. Siç merret vesh, strategu kosovar, këtë kontratë e ka të deponuar edhe në FFK si grancë e zbatimit mes palëve.