Sejdini: Krenar me atë që arritëm në vitin 2020, djelmoshat absolutisht meritojnë premion

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme, solli vendim që të shpërblejë futbollistët dhe stafin teknik të ekipit përfaqësues me një premio prej 4.2 milion euro, për kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo premio më e lartë që ndonjëherë kanë marrë futbollistët, por edhe në përgjithësi ndonjë sport tjetër në vendin tonë, ndërsa sipas numrit një të futbollit në vend, Muhamed Sejdini, futbollistët me në krye kapitenin Goran Pandev dhe i gjithë stafi teknik e meritojnë një premio të tillë.

Sejdini thotë se duhet të jemi krenar me atë që përfaqësuesja futbollistike e vendit e arriti në vitin 2020, e për më tepër që djelmoshat “verdhekuq” bashkuan të gjithë në ato ditë gëzimi, kur në Tbilis siguruam biletën për herë të parë për të luajtur në një eveniment të madh futbollistik.

“Kur shohim se çka realizoi dhe përjetoi Federata e Futbollit të Maqedonisë në vitin 2020, me të vërtet është diçka që duhet të jemi krenar. Përfaqësuesja e Maqedonisë na bashkoi të gjithëve dhe na solli gëzimin më të madh që nga pavarësia. Kapiteni Pandev dhe të gjithë reprezentuesit tjerë absulutisht e meritojnë këtë premio. Në të gjitha momentet në rrugën drejt kualifikimkt në Kampionatin Europian, kur futbollistët luajtën dhe luftuan për historinë e futbollit tonë, asnjëherë nuk u mendua për para. Tani është momenti që Këshilli Drejtues të vlerësok suksesin dhe të përpiqemi që në këtë mënyrë të japim mirënjohje dhe të ndikojmë pozitivisht në atmosferën e mëtejshme në ekipin përfaqësues. E di që kohërat janë të vështira, por Federta e Futbollit do të vazhdojë të punojë dhe jemi krenar në të gjithë atë që përfituam dhe shpërblyem. Kapitenit Pandev dhe bashkëlojtarëve të tij ju dëshirojë shumë fat ne eliminatoret e reja dhe përsëri ta dërgojnë Maqedoninë në një event madhor”-  ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Kujtojmë, Maqedonia në Europianin e viit të ardhshëm do të luaj në grupin “C” së bashku edhe me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën. Ndeshjet e saja do ti zhvillojë në dy qytete të ndryshme, në Bukuresht të Rumanisë dhe Amsterdam të Holandës.

Në Bukuresht të besuarit e trajnerit Angellovski do ti zhvillojnë ndeshjet kundër Austrisë (13 nëntor) dhe Ukrainës (17 nëntor), ndërkohë në Amsterdam do të përballen me Holandën (21 nëntor).

Ndryshe Europiani i vitit të ardhshëm starton me 11 qershor, dhe i njëjti do të zgjasë deri me 11 korrik, kur edhe do të zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Uembli” në Londër të Anglisë.

Leave a Reply