Është kohë e merkatos, kur nëpër skuadra të ndryshme mund të regjistrojmë edhe lëvizjet e para. Kështu pas Martin Kovaçev, nga rradhët e Makedonija GJ.P. largohet edhe njëri prej futbollistëve shqiptarë, nga gjthsej 3, Alban Sulejmani. Kujtojmë pjesë e Makedonija GJ.P janë edhe Ermedin Adem dhe Arbi Vosa, ndërsa muaj më parë nga kjo skuaër u largua edhe Sefer Emini, që u transferua në futbollin rus.
Ky i fundit skuadrës së Makedonija GJ.P. iu bashkua shtatorin e këtij viti, mirëpo në asnjë rast nuk arriti të bind me cilësitë e tij. Ai me fanellën e Makedonija GJ.P, regjistroi vetëm 4 paraqitje, edhe atë duke luajtur vetëm 43 minuta.
Kështu mesfushori kumanovar largohet nga Makedonija GJ.P. pa lënë shumë gjurmë, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, futbolli vendor, apo ai ndërkombëtarë, ku tashmë kishte provuar veten duke luajtur Legia Varshavën dhe me ekipin e Pogon, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe në futbollin vendor, përveç me Makedonija Gj.P dhe Struga Trim Lum, Sulejmani gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Renovës, ndërkohë për gati një vit kishte luajtur me Partizanin në Tiranë.