Lajm i keq për futbollin e të rinjve. Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA), përmes një komunikate ka njoftuar se Botërori i U-20 dhe U-17 nuk do të zhvillohet për shkak pandemisë “Covid 19”.
Në komunikatën zyrtare të qeverisë më të madhe të futbollit botëror lexohej: “FIFA ka marrë vendimin se edicioni i vitit 2021 i Botërorit të U-20 dhe U-17 që do të mbaheshin në Indonezi dhe Peru nuk do të zhvillohen për arsye të koronavirusit”.
Këto dy shtete do t’a mirëpresin Botërorin në vitin 2023.