Gazetari i njohur Gjergji Stefa, në një prononcim për “Ora Sport”, ka zbuluar marrëveshjen që Tirana ka bërë me lojtarin e njohur Ferhan Hasani. Stefa në fjalën e tij ka zbuluar kontratën e “çmendur” që lojtari do të fitojë të bardheblutë, ndërsa ka bërë me dije se është çështje orësh që ai të vishet bardheblu.
Hasani do të fitojë një pagë prej 300 mijë eurosh, ndërsa do të jetojë në një nga vilat luksoze në Tiranë dhe do të jetë një lojtar i “llastuar” për nga çështja financiare te bardheblutë.
“Pak orë më parë kam folur me presidentin Refik Halili në telefon dhe më konfirmoj në mënyrë konfidenciale që merkato e bërë sidomos në fazën e sulmit nuk ka qenë efikase dhe këtu i referohet afrimeve të Sasrakut dhe Avdiajt”.
Ferhan Hasani?
“Ferhan Hasani për çështje orësh do të jetë një lojtar i Tiranës dhe do vishet bardheblu. Ai do të firmosi një kontratë për 1 vit e gjysmë dhe sezonin e fundit ka luajtur në Finland me Helsinkin dhe shumë skuadra të tjera në të kaluarën. Është pjesë e Maqedonisë së Veriut e do të jetë pjesë e skuadrës për kampionatin Europian, verën e ardhshme. Hasani nuk ka nevojë për prezantim pasi është një nga lojtarët shqiptar më të mirë që luan për momentin në rajonin tonë. Me cilësi është gati gati sa Ibraimi që luan sot me Kukësin dhe ai vjen nga një e shkuar e tillë.
Shifrat e kontratës duhen marrë me rezerva pasi duhen parë të gjitha detajet, por unë mendoj se do të jetë një shifër e çmendur. Besoj se presidenti Refik Halili do të bëjë një sakfricë financiare prej 300 mijë eurosh në një vit e gjysmë. Nëse duhet të marrë lojtar të tillë është normale që duhet të paguash. Hasani do të jetojë në një vilë në një nga rezidencat më të mira në Tiranë, do të ketë bonuse në rast se skuadra del kampion, për gola e me pak fjalë do të jetë një lojtar i “llastuar”.
Nuk e di të them nesë do të jetë një goditje e duhur apo jo, pasi në rast se do të Tirana do të dali kampion atëherë do të quhet një blerje e goditur pasi klubi do të përfitojë rreth 1 milionë e gjysmë edhe nga UEFA. Nëse nuk do të dalin kampion do të thoja që do të ishte investim i gabuar, por është rasti që t’ia lëmë kohës ta vërtetojë”, – është shprehur Stefa.