Çilavert, portieri që shënonte gola nga gjuajtjet e lira kandidohet për president të Paraguait!

Hoze Luis Çilavert do të kujtohet gjithmonë si një nga portierët më të veçantë në historinë e futbollit. Gardiani i Paraguait, mori famë në të gjithë botën për faktin se shpesh bëhej protagonist duke tundur rrjetat kundërshtare, qoftë nga penaltia, apo nga goditjet e lira.

Çilavert duket se do të përdorë këtë famë për të ndryshuar jetën e tij e ndoshta edhe atë të popullit paraguian.

Ish-portieri i njohur, tashmë në moshën 55-vjeçare, ka vendosur t’i hyjë politikës në vendlindje dhe jo të kandidojë thjesht për deputet.

“Krenar që jam paraguaian”, shkruante Çilavert në postimin e tij të bërë në “Tëitter”, ku shpallte kandidaturën për president në zgjedhjet e ardhshme.

Me mijëra tifozë kanë pëlqyer apo kanë shpërndarë postimin e tij brenda pak orësh duke mbështetur këtë figurë shumë të njohur në vendlindje.

 

Leave a Reply