Reali i Madridit nuk i shkëputet Atletiko Madridit në krye të renditjes në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Zinedin Zidane në ndeshjen e javës së 15-të mundi ekipin e Granadas me rezultatin 2:0, duke regjistruar në këtë mënyrë fitoren e 10-të sezonale dhe duke u barazuar me pikë me Atletiko Madridin në krye të renditjes me nga 32 pikë (Atletiko ka dy ndeshje më pak).
Që të dy golat “mbretërit” i shënuan gjatë pjesës së dytë. Kasemiro në minutën e 57-të shënoi golin e epërsisë, ndërsa fitoren e vulosi Karim Benzema me golin e shënuar në minutën e 92-të.
Në ndeshjen e zhvilluar më herët Getafe dhe Selta Vigo barazuan me shifrat 1:1. Kujtojmë Barcelona mbrëmë me shifrat 3:0 mundi Valjadolidin, por “katalunasit” janë ende larg kreut, teksa me 24 pikë nga 14 ndeshje të zhvilluara renditen në pozitën e 5-të.