Ish kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani në vitin 2021 do të veshë fanellën e kampionëve të Shqipërisë, Tiranës. Ashtu siç ishte përfolur për ditë me radhë, tanimë është gazetari Egi Duro i cili konfirmoi zërat duke treguar edhe disa detaje nga ky transferim.
Ai tha se futbollisti tetovar ka arritur akordin për të firmosur një kontratë 18-mujore dhe në ditët e para të vitit 2021, pritet të mbërrijë në kryeqendrën shqiptare për të vënë të zezën mbi të bardhë.
Padyshim një lajm i bukur veçanërisht për “Tirona Fanatics” që në rradhët e tyre do të kenë një futbollistik fantastik me një eksperiencë ndërkombëtare, duke pasur parasysh se ka luajtur me skuadrat si Volfsburg, Brondbi, Helsinki, etj, ndërsa gjithashtu numëron edhe 39 ndeshje dhe 2 gola të shënuar me përfaqësuesen e Maqedonisë.
Ferhan Hasani me Tiranën pritet të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë.