Me Xhemailin te Cyrihu mund të bashkohet edhe një futbollistë tjetër nga Maqedonia!

Blerim Xhemaili ditë më parë vendosi të rikthehet në futbollin zviceran te skuadra e Cyrihut, aty ku edhe kishte bërë hapat e parë më futbollin. Mirëpo si duket tetovari me vete te skuadra e njohur zvicerane do të marrë edhe një tjetër futbollistë me origjinë nga Maqedonia. Fjala është për gostivarasin, Admir Mehmedi, i cili aktualisht luan në Bundesligë me skuadrën e Volfsburgut.

Ka qenë edhe vetë presidenti i Cyrihut, Ancillo Canepa, që ka thënë se Admir Mehmedi e ka derën e hapur të kthehet në klubin të cilin ai e udhëheq.

“Në filozofinë tonë të klubit, nuk ia kemi mbyllur derën askujt. Gjithmonë dera është e hapur për lojtarët që kanë luajtur dhe që nuk e kanë lënë pa përfitim klubin. Unë i kam takuar ish-futbollistët tanë gjatë grumbullimit me Zvicrën dh u kam thënë se dera është e hapur”, ka thënë Canepa.

Admir Mehmedi (VfL Wolfsburg/22) *** Admir Mehmedi VfL Wolfsburg 22

Admir Mehmedi pjesë e ekipit të parë të Cyrihut ka qenë nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke regjistruar 109 ndeshje dhe 29 gola të shënuar.

Në Bundesligë ai numëron gjithsej 183 ndeshje dhe 32 gola të shënuar.

Në rast se futbollisti me origjinë nga Gostivari, i cili për Zvicrën ka regjistruar 65 ndeshje dhe 10 gola, do të pranonte të rikthehej te Cyrihu, përveç Xhemailit, do të rigjente edhe futbollistë tjerë shqiptarë, si Fidan Aliti, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu. (infosport.mk)

Leave a Reply