Ky Milan e ka seriozisht, nuk dorëzohet lehtë, mund Lacion në frymën e fundit (VIDEO)

Milani e ka shumë seriozisht këtë edicion, teksa sonte ka shënuar një fitore me shumë vlera përballë Lacios së Vedat Muriqit, njofton “infOSport.mk”.

3:2 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me një gol të shënuar në minutën e dytë shtesë të takimit nga ana e spanjollit, Teo Hernandez. Deri në ato momente rezultati ishte 2:2, mirëpo me një Milan që e nisi ndeshjen furrishëm.

Ante Rebiç shënoi golin e parë për “kuqezinjtë” vetëm pas 10 minutave lojë falë asistit të Hakan Çalhanogllu, me këtë të fundit i cili 7 minuta më pas nga penaltia dyfishoi rezultatin në 2:0. Luis Alberto në minutën e 28-të ngushtoi epërsinë e Milanit në 2:1, kur përfitoi nga devijimi i topit pas penaltisë së ekzekutuar të Çiro Imobile, i cili nuk arriti që të mposhtë Donaruman.

Megjithatë atë që nuk e bëri në minutën e 28-të, Imobile e bëri në minutën e 59-të, kur barazoi shifrat në 2:2, rezultat ky që ishte valid deri në minutën e 92-të, atëherë kur në skenë doli Teo Hernandez dhe me kokë shënoi një super gol me kokë.

Milani falë kësaj fitore vazhdon të ruajë kryesimin me 34 pikë, një më shumë se Interi që më herët mundi Veronën në transfertë me shifrat 2:1.

NDESHJET TJERA –  Roma dhe Sasuolo janë dy skuadrat tjera që iu gëzuan fitoreve me rezultatin identik 3:2, duke mundur Kaljarin, gjegjësisht Sampdorian në Xhenoa, Bolonja dhe Atalanta barazuan me shifrat 2:2, derisa hap fals i Napolit të Xhenaro Gatuzos, që barazoi 1:1 në shtëpi përballë Torinos së Mërgim Vojvodës.

Beneveneto e Simone Inzaghit vazhdon të befasojë, këtë herë falë fitores 2:0 në transfertën në Friuli ndaj Udinezes, ndërkohë Xhenoa e Goran Pandev dhe Valon Behramit morri një fitore të madhe në transfertën ndaj Specia (1:2).

Leave a Reply