Një mbrëmje katastrofike për Andrea Pirlon dhe Juventusin ishte mbrëmja e kaluar, teksa brenda një ditë “bardhezinjtë” humbën 6 pikë.
3 pikët e para i humbën pas vendimit të Gjykatës që ndeshja me Napolin të ri zhvillohet prap, ndërsa 3 të tjera, ndoshta të planifikuara i humbën përballë Fiorentinës, skuadër kjo që i turpëroi kampionët në fuqi të Italisë, duke i mundur me rezultatin 3:0.
Andrea Pirlo ka folur pas ndeshjes duke fajësuar pak edhe vendimin e gjykatës për të hequr tre pikët e ndeshjes me Napolin.
“Ajo që ndodhi pasdite nuk duhet të jetë alibi” – tha Pirlo për “SkySport”, duke iu referuar vendimit për të luajtur ndeshjen me Napolin dhe hequr 3 pikët e fitores në tavolinë.
“Ne hymë në fushë me qëndrim të gabuar. Kur hyn me kokën kështu, përballesh me figura të shëmtuara, përveç episodeve që kanë ndodhur. Për fat të keq, para Krishtlindjeve ndodh që të kemi kokën me pushime: nuk duhet ta kishim lejuar atë”, ka thënë trajneri i Juventusit.