Jasir Asani ka reaguar pas lajmit të publikuar dje nga mediat shqiptare se i njëjti mund të transferohet te Tirana. Mesfushori duket se nuk do të largohet nga Partizani, teksa përmes një “emoji” dhe fotoje të publikuar, kërkon t’i largojë të gjitha thashethemet për të ardhmen e tij.
Asani nuk preferon të sqarojë përmes fjalëve, por me festën e tij me fanellën me numrin 10 të Partizanit, duket se i ka thënë të gjitha.
Ditë më parë në Tiranë Asani u pa bashkë me babain dhe menaxherin e tij, Aleksandar Jovkov, ndërsa vizita e këtij të fundit me shumë gjasa kishte të bëjë me një takim me presidentin e “Demave të Kuq”, Gazmend Demi, për vazhdimin e bashkëpunimit.