Klubi Futbollistik “Drita”, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, është përzgjedhur klubi më i mirë për vitin 2020, raporton Gazetasheshi.com, përcjellë “infOSport.mk”.
Kampionët në fuqi të Kosovës priten ta pranojnë këtë çmim nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie “online” pa mysafirë, në gala mbrëmjen “Laureatëve të vitit 2020”.
Fitimi i titullit kampion, kalimi i turit të dytë në Ligën e Europës dhe shumë suksese të tjera kanë bërë që ‘bardhekaltërit’ të marrin për herë të dytë brenda tre vitesh këtë çmim.
Tashmë gjithçka është gati dhe ceremonia pritet të jap emrat që janë veçuar gjatë këtij viti si futbollisti më i mirë i Kosovës, futbollisti më i mirë i Superligës, ekipi më i mirë i Superligës, gjyqtari më i mirë e shumë shpërblime të tjera.
Ky aktivitet që mbahet sot nga ora 17:00 do të transmetohet në TV Klan Kosova.