Artim Shaqiri do ti rikthehet zanatit të tij të preferuar, atij të trajnerit, teksa “infOSport.mk” mëson se një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë nga Maqedonia, do të marrë drejtimin e Apolonisë së Fierit.
Shaqiri ka arritur marrëveshjen me klubin nga Fieri, ashtu që tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij në krye të ekipit nga Superliga shqiptare.
Superliga shqiptare nuk është një kampionat i panjohur për strategun strugan, duke pasur parasysh se i njëjti në sezonin 2014-2015 kishte udhëhequr Kukësin. Shaqiri skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë e kishte udhëhequr në 40 ndeshje, duke regjistruar 25 fitore, 8 barazime dhe 7 disfata.
Kujtojmë, përçev Kukësit, Artim Shaqiri në karrierën e tij si trajnerit kishte drejtuar edhe Shkëndijën në futbollin tonë vendor, si dhe skuadrën e Pembroke nga Malta.
Shaqiri do të ketë një detyrë shumë të vështirë këtë herë te Apolonia, skuadër kjo që pas 10 xhirove të para në elitën e futbollit shqiptarë, mban vetëm pozitën e fundit me 5 pikë të tubuara.