Skuadra e Shkupit pas mbylljes së gjysmësezonit është në qendër të vëmendjes në media për merkato. Bardheblutë sot prezantuan prurjen e parë për merkaton e dimrit, duke firmosur me Kristijan Trapanovskin, ndërsa vazhdojë të jetë top-temë shitja e golashënuesit më të mirë të këtij sezoni, Darboe Dembo.
Ndërkohë sipas Sportmania një ofertë e majme ka ardhur në adresë të FC Shkupit për një futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri, Ardit Iljazi. 20 vjeçari me ndeshjet e tij te Shkupi ka tërhequr vëmendje në Sllovaki, kryesisht nga skuadra e Nitras që garon në elitën e futbollit sllovak.
Skuadra Nitra ka dërguar ofertë zyrtare te Shkupi për Ardit Iljazin, të cilët e dëshirojnë futbollistin shqiptarë në formë huazimi për 6 muajt e radhës, duke ofruar një shumë mjaftë të mirë për skuadrën nga Çairi.
Nga tabori i Shkupit janë duke shqyrtuar këtë ofertë dhe së shpejti pritet të vendosin për të ardhmen e Iljazit.