Majk Tajson dhe Roj Xhons Jr dhuruan spektakël në përballjen e tyre që e zhvilluan muajin e kaluar në Los Anxheles të SHBA-ve.
Dyshja u rikthyen në ring për të zhvilluar duelin që u dedikua për bamirësi, teksa nga e gjithë ajo që shfaqën ata në ring fansat kishin mbetur të kënaqur.
Por, nga ai takim, kishte dyshime se dy legjendat e boksit mund të kenë përdorur substanca të palejuara në këtë sport, me ç’rast që të dy iu nënshtruan testeve.
Majk Tajson dhe Roj Xhons Jr, kanë kaluar testet për anti-doping, të bëra nga komisioni i boksit, e që njëherit ishte edhe kërkesë e dy boksierëve.
Por, aty është përjashtuar edhe tymosja e kanabisit, derisa Majk e ka pranuar se ai nuk mund të qëndrojë pa tymosur.
“Dëgjoni, nuk mund të qëndrojë pa tymosur”, ka thënë ish-kampioni i botës para mediave.
“Kam tymosur gjatë meçeve. Më duhet të tymosë. Jam një konsumues i kësaj cigareje (e përbërë nga kanabisi)”.
“Unë pi cigare çdo ditë. Nuk kam ndaluar asnjëherë si tymosuri”, ka shtuar më tej Tajson.
Ky i fundit kishte bërë mjaftueshëm që të shpallej kampion, mirëpo për shkak të rregullave të caktuara para meçit, aty doli vetëm barazim.