Një potez shumë të mirë kanë bërë drejtuesit e Realit të Madridit, teksa së fundmi kanë njoftuar se në skuadër kanë rikthyer legjendën e tyre, Iker Kasiljas. 39-vjeçari te ekipi i tij i zemrës do të mbajë postin e zëvendësit të CEO-s (Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv) te Reali i Madridit.
Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare që ka konfirmuar lajmin.
“Iker Kasiljas është një legjendë e Real Madridit, ai përfaqëson vlerat e klubit tonë dhe është portieri më i mirë në historinë tonë”, – shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Kasiljas fitoi 19 tituj gjatë 25 viteve të kaluara me fanellën e Realit, 3 Kupa Evropiane, 3 Kupa Botërore për Klubesh, 2 Super Kupa Evropiane, 5 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Super Kupa të Spanjës.
Ndërkohë në Portugali me Porton, Kasiljas fitoi 2 tituj kampion 1 Kupë dhe 1 Super Kupë.