Ndeshja finale që vendoste për titulli midis ekipeve braziliane të Fluminese U17 dhe moshatarëve të tyre të Athletico Paranaense, u mbyll me një sherr masiv mes futbollistëve të të dyja skuadrave, e ku më së shumti e pësoi futbollisti i Fluminense, Zhoao Neto.
Ky i fundit i nervozuar nga një start i futbollistit kundërshtarë Ataide, filloi një duel verbal por edhe fizik me të, ndërsa kaq mjaftoi që Netos ti vërsulen edhe futbollistë nga bankina e Athletico Paranaense, me ç’rast Zhoao Gabriel me taka, “fluturimthi” goditi në fytyrë futbollistin e Fluminense, Neto.
Enquanto isso na final do Brasileirão sub-17. pic.twitter.com/Zy7JsAY3BJ
— Curiosidades Brasil (@CuriosidadesBRL) December 21, 2020
Pas përfundimit të ndeshjes, vetë Neto postoi një foto të fytyrës së tij, ku qartë mund të shihen pasojat nga goditja në faqen dhe veshin e tij të majtë.
Assim ficou o rosto de João Neto, atacante do Fluminense atingido com uma voadora na final do Brasileiro Sub-17. pic.twitter.com/oVS3q2Bxq0
— FOX Sports Brasil (de 🏠) (@FoxSportsBrasil) December 21, 2020
Nga e gjithë kjo 9 futbollistë u përjashtuan nga loja (5 nga Athletico Paranaense dhe 4 nga Fluminense), ndërsa skenat që ndodhën në fushë vërtetë kanë habitur shumicën e spordashësve, për më tepër se bëhej fjalë për një ndeshje të futbollistëve 17-vjeçar.
Coisa absurda o que aconteceu em Fluminense x Athletico-PR na final do Brasileirão sub-17.
O garoto do banco do Athletico que deu essa voadora tinha que pegar no mínimo uns 3 meses de suspensão. pic.twitter.com/M7qoxUNSp2
— Gabriel Menezes (@FMS_Gabriel) December 21, 2020
Kjo që ndohi në fushën e Fluminense, ishte një nga ngjarjet më të egra të futbollit në fushë.
Ndryshe në fund fitores iu gëzua Fluminense me shifrat 2:1, mirëpo rezultati i ndeshjes kishte pak rëndësi krahasuar me atë që ndodhi në fushën e blertë në minutën e 93-të.