Fali Ramadani nis bisedimet me Milanin, lojtari i tij gati të vishet “kuqezi”!

Luka Joviç do ti japë fund aventurës aspak të suksesshme me Real Madridin, pasi po bëhet gati për një aventurë të re, kësaj rradhe me Milanin.

“Rossonerët” janë në kërkim të një sulmuesi, teksa kanë filluar bisedimet me menaxherin e Joviç, tetovarin Fali Ramadani, një emër i njohur ky tashmë në futbollin europian.

Për Paolo Maldinim sulmuesi serb është shumë i rëndësishëm, kjo edhe për shkak moshës së re dhe talenti që ka, e që mund të shpërthejë nën drejtimin e Piolit, gjë që do i ndihmonte shumë në rrugën për titullin e Serie A.

Milani pas 13 xhirove në Serie A, mban pozitën e parë me 31 pikë, një më shumë se Interi i vendit të dytë dhe 4 më shumë se kampionët në fuqi të Juventusit, që mbajnë pozitën e tretë.

 

Leave a Reply