Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë e udhëhequr nga Bllagoja Milevski ka fituar testin e parë në duelin kundër përfaqësueses U19 të Maqedonisë, që udhëhiqet nga Shkumbin Arsllani. Që të dyja këto përfaqësuese po zhvillojnë kampin e përbashkët stërvitor në Ohër, ku kanë paraparë të zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese, njofton “infOSport.mk”.
Në kontrolluesen e parë të zhvilluar të hënën në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit shënuan fitore 3:1, ndërsa në mesin e autorëve të golave u regjistrua edhe Emir Skenderi, talenti shkupjan i Struga Trim Lum.
Skenderi shënoi golin e dytë për Maqedoninë U21 në minutën e 82-të, ndërsa dy golat tjerë mbajnë firmën e Markoskit (autogol) dhe Ivanovskit. Golin e vetëm për skuadrën e Arsllanit e realizoi Ilievski.
MAQEDONIA U21: |
FORMACIONI I PARË: Metodija Velkovski, Ardit Iljazi, Aleksandar Gjurkovski, Kristijan Dodevski, George Jankullov, Bojan Dimovski, Ali Adem, Arbi Vosa, Marko Gjorgjievski, Suhejl Muharemi, Ensar Luma; |
FORMACIONI I DYTË: Aleksandar Angellovski, Marko Simunoviq, Matej Nikollov, Jovan Manev, Ramin Alii, Florent Ramadani, Besnik Ferati, Jakup Berisha, Emir Skenderi, Zoran Ivanovski, David Kalapaçki; |
MAQEDONIA U19 |
FORMACIONI I PARË: Ivan Nikoloski, Slave Markoski, Viktor Krstevski, Martin Veliçkoviq, Behar Feta, Hamza Rahmani, Metodi Maksimov, Dimitar Todorovski, Mario Ilievski, Ivan Nikolov, Berat Kalkan; |
FORMACIONI I DYTË: Stefan Tasev, Filip Kostovski, Konstantin Kocev, Fiton Ademi, Arda Okan Kurtulan, Oktaj Rakipi, Damjan Trajanoski, Zufer Shaini, Dario Markovski, Spase Terziev, Besart Xhemaili; |