Skuadra e njohur e Premierligës angleze, Njukasëll Junajted ka shprehur interesim për të transferuar mesfushorin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi. Një gjë të tillë ka pohuar “DailyMail”, që tek Bardhi sheh një super përforcim për mesfushën e skuadrës nga “Sent Xhejms Park”.
Bardhi pjesë e Levantes është që nga korriku i vitit 2017-të, kur arriti nga rradhët e skuadrës hungareze të Ujpesht, ndërsa me skuadrën nga Valencia ka kontratë deri verën e vitit 2022.
Bardhi do t’i siguronte Njukasëll Junajtedit një forcë shtesë në mesfushë dhe një kërcënim të golit të kundërshtarit nga distanca, kjo falë goditjeve precize dhe të fuqishme, teksa kujtojmë se e përditshmja spanjolle “AS”, e kishte krahasuar shkupjanin me Dejvid Bekam, falë goditjeve nga gjuajtjet e lira, kur erdhi në shprehje që në sezonin e tij të parë me Levanten në La Liga.
Mbetet të shihet si do të reagojë Levante ndaj gjithë kësaj, edhe pse është e vështirë për tu besuar se drejtuesit e skuadrës spanjolle do lejojnë që një futboollistë si Bardhi të largohet në mes të sezonit.
Kujtojmë 25-vjeçari Bardhi të hënën është rikthyer në stërvitje pas lënimdit që e la jashtë fushave të blerta që nga 8 nëntori i këtij viti. Bardhi i mungoi Levantes në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll.