Kapiteni i Shkëndijës, Egzon Bejtullai, ka folur për disfatën e vetme që skuadra e tij e pësoi në stinorin vjeshtorë, edhe atë vetëm në xhiron e fundit. Për më tepër Pelisteri ndërpreu serinë pozitive të Shkëndijës përmes një penaltie të dyshimtë, gjë kjo që bënë futbollistët “kuqezi” të ndihen keq, edhe pse vetë kapiteni potencoi se faji ka qenë edhe tek ata, pasi çështjen e fituesit në këtë ndeshje, ishte dashur ta zgjidhnin që në pjesën e parë.
“Mendoj se atë ndeshje e kishim fituar në mëndje, por jo edhe me vepra, me maksimumin e dhënë në terren, sepse çdoherë kur janë ndeshjet e fundit, psikologjikisht mendoj se janë shumë të vështira. Duhet të jesh shumë i përgatitur si për një ndeshje derbi, mirëpo kjo ndeshje e fundit nuk do të thotë se patë 100% faj referi, se ne po ta kishim kryer ndeshjen më herët, që në pjesën e parë të shënonim 2 gola, apo 3, mendoj se nuk do të dikutoheshe ajo penalti. Mirëpo atë duhet ta mendojë pak edhe referi, se në minutën e 92-të të japësh një penalti, edhe atë shumë të dyshimtë” – u shpreh Egzon Bejtullai, dëshira e të cilit ishte që Shkëndija e tij stinorin vjeshtorë ta mbyllte me 18 ndeshje pa disfatë.
Për disfatën në ndeshjen e fundit të stinorot vjeshtorë, Shkëndija kishte reaguar përmes një shkrimi ndaj arbitrit Dimitar Meçkarovski, për të cilin ndeshja në Tetovë kishte qenë e fundit në karrierën e tij si arbitër.